TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Janar 2025, 16:51

Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, reagon QSUT: Humbi jetë nga

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë ka reaguar lidhur me rastin e një 12-vjeçari nga Maliqi, i cili humbi jetën ditën e sotme.

Teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve, QSUT sqaron se i mituri është shtruar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2025 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike.

Sipas QSUT, pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

QSUT shprehet se pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

"QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë. Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2025 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet. Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient", thuhet në reagim.

Lini një Përgjigje