TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Korrik 2025, 07:32

Urdhëri i Ramës për hapësirat publike, shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth (Pamjet)

Shkruar nga Pamfleti
Urdhëri i Ramës për hapësirat publike, shkrumbohet nga
Shkrumbohet nga flakët restoranti në Theth

Një lokal është shkrumbuar plotësisht nga flakët në zonën turistike të Thethit.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në mesnatë në restorantin e shtetasit Petrit Gjeçaj, teksa dëmet janë të konsiderueshme.

Është dashur ndërhyrja e banorëve të zonës që zjarri të vihet në kontroll dhe të mos përhapet në strukturat përreth.

Ende është e paqartë nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme, teksa policia ka nisur hetimet.

Urdhëri i Ramës për hapësirat publike, shkrumbohet nga

Prej disa ditësh tashmë zona e Thethit ka zënë titujt kryesor të lajmeve pasi një operacion për ndërtimin e ndërtesave pa leje, përfshirë ato akomoduese për turistët, ka nisur pas një urdhri të kryeministrit.

Urdhëri i Ramës për hapësirat publike, shkrumbohet nga

Dje Thethi, simbol i turizmit malor u kthye në arenë përplasjesh.

Qindra banorë protestuan kundër shembjes së bujtinave pa leje. Policia liroi urën me force, ku u përplas fizikisht me banorët. Ata kërkojnë shtyrjen e aksionit pas sezonit.

Ndërsa drejtori i IKMT-së deklaroi se nuk ka asnjë tolerim, aksioni do vazhdojë për shembjen e 80 objekteve në fshatin turistik.

Deputetja e PD-së Gerta Bardeli debatoi me policinë gjatë protestës së banorëve në Theth kundër prishjes së objekteve pa leje. Ajo thotë se policia nuk duhet t’i pengojë ata që të protestojnë pasi janë në të drejtën e tyre kushtetuese dhe në tokën e tyre.

“Edhe këto janë në përmbushje të të drejtës së tyre kushtetuese. Asnjë shtyrje atje. Me banorët s’keni punë, kanë të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Ata janë në truallin e tyre.”, tha ajo.

Urdhëri i Ramës për hapësirat publike, shkrumbohet ngaUrdhëri i Ramës për hapësirat publike, shkrumbohet ngaUrdhëri i Ramës për hapësirat publike, shkrumbohet ngaUrdhëri i Ramës për hapësirat publike, shkrumbohet nga

shkrumbohet nga flakët restoranti në theth

Lini një Përgjigje