TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Prill 2026, 13:57

Urdhëri i Kryepolicit Hita: Jo më ndalime rutinë të policisë rrugore në akset kryesore

Shkruar nga Pamfleti
Urdhëri i Kryepolicit Hita: Jo më ndalime rutinë të
Skender Hita

Drejtori i Policisë urdhëron përdorimin e teknologjisë për evidentimin e shkeljeve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur një urdhër për ndryshimin e mënyrës së kontrollit rrugor, duke pezulluar shërbimet e dukshme të policisë në akset nacionale dhe zona të tjera.

Në një komunikim drejtuar strukturave vendore, ai argumenton se drejtuesit e mjeteve kanë raportuar shqetësime për ndalime të shpeshta pa bazë të qartë ligjore, si dhe për vonesat që këto kontrolle shkaktojnë gjatë udhëtimit.

Urdhri parashikon që nga 10 prilli të ndërpritet menjëherë praktika e ndalimeve me arsyetimin “për verifikim”.

Në vend të saj, policia duhet të mbështetet te pajisjet teknologjike për të konstatuar shkeljet, përfshirë radarët e shpejtësisë në funksion automatik dhe përdorimin e dronëve.

Për rastet kur kërkohet verifikim në terren në prani të drejtuesve të mjeteve, strukturat duhet të hartojnë plane të detajuara kontrolli. Këto operacione do të drejtohen nga përgjegjësit e sektorëve ose seksioneve të policisë rrugore.

Ky riorganizim synon të ndryshojë mënyrën e monitorimit të qarkullimit dhe të reduktojë ndërhyrjet direkte në rrugë.

1 Komente

  1. S
    Sinqerisht hallexhiu.

    Falenderime z.drejtor urime per detyren.policia rrugore ne rruge ishte bere si gjuetari pas lepurit.te ndalonte pa asnje shkak.coni andej nga pylli te ruajne kufirin.se na nxirnin dhe siguracionet e kolaudimet fallco ne 3 te nates.

    Lini një Përgjigje