Duke i uruar të gjithë lexuesve të 'Pamfleti' Gëzuar Krishtlindjet, ju ftojmë të ndiqni zhvillimet kryesore deri në këtë orë të ditës, në një përmbledhje informative në pak minuta.
Ndër zhvillimet kryesore veçojmë:
Besimtarët katolikë e ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në gjithë botën.
Në Tiranë besimtarë katolikë u mblodhën në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë, për të ndjekur meshën nga Imzot Arjan Dodaj.
Ndërkohë qytetarët kanë shprehur urimet e tyre për sa më shumë shëndet e mirësi.
Një tjetër lajm i raportuar nga 'Pamfleti' është ai për kompaninë celulare “One Albania”, e cila ka marrë trajtën e një organizate kriminale. Jo vetëm që po grabit përditë qytetarët, por duket se përfaqësues të saj drejtojnë tregun e kokainës në Shqipëri.
Aksioni i zhvilluar nga policia në kryeqytet, ku u arrestuan 22 persona, tregoi se kemi të bëjmë me një grup kriminal që drejton një prej kompanive më të rëndësishme celulare në vend. Kjo tregon qartë pse klientët trajtohen nga kjo kompani si “skllevër”, pasi pas saj fshihen kontigjentë të krimit.
Për të qenë më të qartë, policia goditi një rrjet që trafikonte drogë në Tiranë dhe mes 22 personave ranë në pranga Erald Sina dhe Artan Pullazi.
Vijojmë me "çudirat shqiptare": Ministrit të Drejtësisë, Besfor Lamallari, i është kufizuar aksesi në dokumentet sekrete. Edhe pse është Ministria e Drejtësisë ajo që ka korrespondencat me të gjitha shtetet partnere për dërgimin e letërporosive, kreu i këtij institucioni duket se është pa Certifikatë Sigurie.
Sipas një urdhri të publikuar në Fletoren Zyrtare, Lamallari ia ka deleguar zv/ministrit Tedi Dobi kompetencën për të pasur akses në informacionet sekrete. Në urdhër thuhet se ky delegim do të zgjasë derisa ministri të sigurojë kushtet ligjore.
Pas kalimit nga Ministria e Brendshme ku ishte zv/ministër, te Ministria e Drejtësisë, ai duhej të pajisej me Certifikatë Sigurie të re. Nuk dihet pse Lamallari ka mbetur pa Certifikatë Sigurie, çështje harrese apo nëse DSIK ka zbuluar probleme në figurën e ministrit, pasi ka 4 muaj si ministër.
Nga Bota sjellim zhvillimet më të fundit, ku Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbikëqyri provën e lëshimit të një rakete tokë-ajër me rreze të gjatë veprimi në Detin Lindor.
Për më shumë, ndiqni edicionin informativ të orës 12.00
Lini një Përgjigje