
Kryebashkiaku Erion Veliaj është përfshirë në një debat sot me GJKKO dhe SPAK, pasi publikoi një dokument ku shprehej se është transkripti i seancës gjyqësore mbi masën e tij të sigurisë.
Në atë transkript Veliaj shprehet se prokurori Ols Dado e ka cilësuar “ndyrësirë”. Më pas reagoi Gjykata e Posaçme, duke kundërshtuar kryebashkiakun. Sipas saj, ajo fjalë nuk është thënë.
Por gazeta “Tema” ka publikuar audio nga seanca, ku vetë kjo media pretendon se prokurori e ka thënë fjalën, në një moment teksa flet me vete.
"E reja që del nga audio është se Olsi Dado ka kërcënuar më shumë se sa me fjalën ndyrësirë. Ai është duke thënë me mërmëritje E di ku shkon ky, merret me mua”, raporton gazeta.
Lini një Përgjigje