TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2025, 22:48

Trump “fshiu” OJF-të, eksperti i IT: Disa emisione kanë një “listë të zezë” me emra të ndaluar

Shkruar nga Pamfleti

Trump “fshiu” OJF-të, eksperti i IT: Disa emisione kanë

Teksa ka komentuar bllokimin e fondeve nga Trump për OJF-të, Gent Progni, ekspert i IT tha se në Shqipëri kanë ardhur para edhe në forma të tjera, por askush nuk e di se ku shkojnë këto para.

Progni ngre shqetësimin se fondet, që në letër janë ndihmë për sektorë të ndryshëm, mund të kenë ndikuar edhe në censurë apo favorizime mediatike.

Eksperti i IT përmendi në “Vizion Plus” ekzistencën e një liste të zezë për persona që nuk lejohen të marrin pjesë në emisione, si dhe faktin që përfituesit e këtyre fondeve duket se janë të njëjtët prej 30 vitesh.

Pjesë nga intervista:

Borakaj: Është shqetësues niveli i pagës apo ku shkojnë këto financime?

Progni: Vërtet janë 500 milionë dollar për 30 vjet u thanë, por unë mendoj më shumë. Kanë ardhur para edhe në forma të tjera, për shembull ndihmë për sulmet kibernetike, por s’dihet ku shkojnë. Problemin e shoh diku tjetër. Kjo shumë parash ndikon në realitetin shqiptar? Unë mendoj se po. Unë di portale që kanë ndikuar në opinionin publik, por ato portale kanë kosto të ulët. Ato para kanë ndikuar në censurë, në drejtësi. Unë për shembull di që janë hedhur para që unë të mos dalë në emisoine.

Borakaj: Janë paguar edhe drejtues mediash, emisionesh?

Progni: Po, me listë të zezë që këta persona nuk duhet të vijnë në emisione. Janë shumë njerëz pas kësaj liste që nuk kanë dalë.

Borakaj: Janë të njëjtët përfitues në 30 vite?

Progni: Ky është problemi se janë i njëjti grup.

Lini një Përgjigje