TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shkurt 2025, 22:05

Karamuço: Ja përse u acaruan marrëdhëniet e Veliajt me Ols Dadon

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço: Ja përse u acaruan marrëdhëniet e Veliajt me Ols

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar mbrëmjen e së martës arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK, por edhe përplasjet mes tij dhe prokurorit special, Ols Dado.

Karamuço tha se acarimet janë edhe personale pasi situata e kryebashkiakut Veliaj është e vështirë, pasi është në qeli.

Në emisionin ‘Now’, Karamuço tha se vetë nuk do e këshillonte Veliajn të reagonte në atë formë mbi prokurorët e SPAK.

“Ajo që bën zoti Veliaj është shumë më tepër politike aktualisht. Ai ëhstë një mesazh që i drejton elektoratit të vetë dhe mbështetësve të vetë, në një formë që të justifikojë të gjitha ato akuza që kanë dalë nëpër media, sepse dokumenti i plotë 360 e ca faqe qarkullon, por është ende i pazbardhur. Unë nëse do isha avokat i zotit Veliaj nuk do e lejoja të bënte komunkime të tilla, sepse gjërat në mikro, teknike, ti nuk i qartëson dot. Zoti Veliaj nuk është i pandehur, është një person që po zhvillohen hetime dhe provat e mbledhura janë prova për të ngritur dyshimet e arsyeshme për një masë, jo për ta çuar në burg. Kështu që këto do jenë gjatë një procesi themeli. Ai do shkojë në gjykatë e të ballafaqohet në nivele të tjera, pse duhet ta vërë në vështirësi mbrojtjen e vetë”, tha Karamuço.

 

Lini një Përgjigje