
Tre persona janë arrestuar këtë të hënë nga Policia e Elbasanit pasi kanë kërcënuar një biznesmen që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në Bashkinë e Tiranës me firmën që administronte.
Në pranga kanë rënë Algert Alcani, 27 vjeç, Edmir Boci, 37 vjeç dhe Shaqir Alcani, 62 vjeç. Ata e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk tërhiqej nga tenderi.
Sipas “Ora News”, mësohet se njeriu që ka kërcënuar pronarin e kompanisë fituese është 27 vjeçari Algert Alcani, me detyrë shef sektori në Bashkinë e Tiranës.
I kërcënuar është biznesmeni Eral Myftaraj. Ai zotëron një kompani me zyrat qendrore në Cërrik fitoi një tender 1 milion eurosh për furnizimin me lëndë drusore në shkolla.
Ai u kërcënua që të hiqte dorë, në të kundërt do t’i vrisnin anëtarët e familjes. Por, biznesmeni s’u tërhoq dhe bëri kallëzim në polici, pas të cilit ndodhën dhe arrestimet. Babë e bir, Shaqir dhe Algert Alcani dyshohet se janë organizatorët.
Firma 'Meteo' e drejtuar nga Eral Myftaraj, ka qenë e 'përkëdhelur' nga administrata e Tiranë dhe në rrethe duke siguruar një shumicë tenderash.
Lini një Përgjigje