Muaji maj po mbyllet me temperatura të larta që kanë përfshirë të gjithë vendin, duke rritur edhe rrezikun për zjarre në pyje dhe zona me bimësi.
Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) njoftoi se gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme pritet nivel rreziku “i moderuar” për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier. Në qarqet Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Berat pritet nivel rreziku “i ulët”, ndërsa në qarqet e tjera nuk parashikohet rrezik.
Sipas IGJEO-s, në disa zona të lokalizuara rreziku “i moderuar” pritet edhe në jugperëndim të Shkodrës, lindje të Tiranës, perëndim të Elbasanit dhe veriperëndim të Beratit. Instituti thekson se rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së premte.
Sa i përket kushteve atmosferike, sot pasdite priten reshje të dobëta lokale, ndërsa nesër nuk parashikohen reshje në asnjë qark të vendit.
Temperaturat për ditën e nesërme pritet të arrijnë deri në 32°C në bregdet, 33°C në zonat e ulëta dhe 24°C në zonat malore.
“Sot pasdite (e enjte, dt. 28) dhe nesër (e premte, dt. 29) pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet Lezhë, Durrës dhe Fier, ndërsa në qarqet Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Berat pritet nivel rrezik “I ULËT ”. Në qarqet e tjera pritet nivel “Ska rrezik”.
Nё disa qarqe pritet rrezik “I MODERUAR” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug-Perëndim), qarku Tiranë (Lindje), qarku Elbasan (Perëndim) dhe qarku Berat (Veri-Perëndim). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesëme”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje