TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2024, 14:43

Temperatura 'përvëluese' deri në fund të gushtit, shtatori vjen me stuhi 

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura 'përvëluese' deri në fund të gushtit,
Foto Ilustrim

Meteorologia Tanja Porja, bëri një parashikim të motit për këtë fundjavë, por edhe ditët e fundit të muajit gusht.

“Vranësirat dhe reshjet e izoluara nuk do të mungojnë, por termometri do të shkojë në vlera të larta deri në 38 gradë celsius. Këto kushte do të vijojnë edhe gjatë së shtunës e të dielës, ndërsa qytetet më të nxehta do të jenë Elbasani, Berati, Gjirokastra dhe Shkodra. Në zonat malore termometri do të shënojë deri në 34 gradë celsius. Temperaturat e natës dhe të mëngjesit do të mbesin të larta”, tha meteorologia për "A2 CNN".

Porja thekson se lagështia e ajrin i bën edhe më mbytëse këto ditë të fundit të gushtit. “Fakti që diferenca e maksimumit me minimumin e temperaturave është i ulët tregon se ka prezencë të shtuar të lagështisë në ajër, kjo e bën ajrin shumë mbytës, problematik. Megjithëse ka vranësira, në momentet kur dielli shfaqet është shumë e vështirë të ecësh në rrugë.

Por si do të jenë ditët e fundit të gushtit dhe ato të para të shtatorit?

“Do të jetë një fundgushti i paqëndrueshëm me vranësira të izoluara. Por kjo situatë do të jetë edhe në ditët e para të shtatorit. Deri nga data 9 apo 10 shtator, ne presim të paktën 3 ditë me reshje, ku 2 prej të cilave do të përfshijnë të gjithë territorin. Dyshohet të ketë rrebeshe, e stuhi”, u shpreh Tanja Porja.

Lini një Përgjigje