
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të stukturuar kriminal.
Beqaj gjykohet nga gjyqtaret e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka, Erjon Çela. Në nisje të procesit ai deklaroi se akuza e re nuk i është komunikuar kurrë.
"Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht. Është një situatë paligjshmërie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetem për shpërdorim detyre", tha Beqaj.
Lini një Përgjigje