
Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me raportimin e kreut të SPAK Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve.
Ngjela tha se korrupsioni ne vendin tonë ka qenë në nivelet më të larta në Europë.
Ai u shpreh se në vendin tonë krimi i organizuar po shkatërronte shtetin, ndërsa shtoi se referuar qetësisë së Dumanit në raportim, duhen pritur me optimizëm efektet e luftës anti-korrupsion.
“Korrupsioni tek ne ka qenë në një nivel të lartë në Europë. SPAK ka ecur deri tani por nuk ka qenë me goditje kaq masive sa kjo e fundit. Nëse do të kishte një shtet tjetër në botë kudo të ishin arrestuar 50 persona brenda një dite do të ishte një ngjarje botërore.
Këtu krimi i organizuar po shkatërronte shtetin. Ato që tha Dumani jam dakord, por a do të ketë konflikte të brendshme? A përgjohen të gjithë të korruptuarit? Ai ishte i qetë. Po presim me optimizëm luftën anti-korrupsion”, tha Ngjela për “News 24”.
Lini një Përgjigje