TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2023, 09:38

SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Arben Ahmetajt

Shkruar nga Pamfleti
SPAK sekuestron vilën e ish-gruas së Arben Ahmetajt

SPAK ka sekuestruar vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së ish-ministrit Arben Ahmetajt. Prona do të qëndroje në sekuestro deri në vendimin e GJKKO. Mësohet se dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, ndërsa janë sekuestruar sende personale dhe fatura.Ndërkohë ish-gruaja e Ahmetajt ka deklaruar se nuk është pronë e saj. Ish-zëvendës kryeministri është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzë zyrtare ndaj Arben Ahmetajt. Pak ditë më parë u zhvillua një kontroll në banesën e bashkëshortes së tij ndërsa mësohet se ish-ministri i Finacave është nën akuzë për shpërdorim detyre, korrupsion e pastrim parash lidhur edhe me aferën inceneratorëve.

Duket se SPAK ka marrë në pyetje edhe ish-bashkëshorten e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm shtëpinë në ish-Bllok, por jo vilën në Palasë.

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit pak ditë më parë bënë kontroll në banesën e bashkëjetueses së Ahmetatj. Ky i fundit e cilësoi të paligjshme kontrollin dhe ka bërë ankimim në Apel, pasi ai ka imunitet deputeti dhe SPAK duhet të bëjë kërkesë në Kuvend për të marrë autorizim.

Ndaj ish-ministrit pati një padi për lidhje me inceneratorët. Vetë ai e ka mohuar lidhjen duke deklarua se nuk ka firmosur askund. Madje ai ja kaloi topin Edi Ramës, duke thënë se nuk ishte aq i fuqishëm sa të lëvizte gjithë qeverinë.

Si ka mundësi të jesh ‘koka’ e inceneratorëve dhe të kesh fuqi të mbinatyrshme dhe të marr gjithë kolegët dhe ta bëj të gjithën këtë. Nuk kam qene aq i fuqishëm që te ve ne lëvizje qeverinë, bashkinë. Duhet të isha guru që të marr kryeministrin. Janë investime të domosdoshme në përputhje me vizionin e qeverisë. si je ‘koka’ kur ke lënë letra që refuzojnë financimin? Tirana i takon privatit. Këto po i quaj provokime. Cilët kolegë janë?”, tha ai pak ditë më parë.

Nga ana tjetër, kryeministri e shigjetoi duke deklaruar se kushdo që ka mbledhur dardha pas shpine duhet t’i dalë për zot vetes.

arben ahmetaj

Lini një Përgjigje