TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Nëntor 2023, 14:50

SPAK nuk kursen as Elvana Gjatën, këngëtarja nën hetim pasuror pasi doli në përgjimet mes Breçanit dhe Ervin Matës

Shkruar nga Pamfleti

SPAK nuk kursen as Elvana Gjatën, këngëtarja nën hetim

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata është pjesë e listës së SPAK për të cilën do t’i nënshtrohen hetimit pasuror lidhur me përgjimet e fundit në aplikacionin “SkyEC”.

Nga dosja e SPAK që ka ne bazë të saj përgjimet e aplikacionit Sky EC janë zbuluar biseda të tjera komprometuese të ish nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Në një moment ai është përgjuar teksa i jep porosi të birit, Eralb Breçani se para se të dorëzojë një pistoletë të fshijë gjurmët e tij të gishtërinjve.

Pas masakrës në ish-Bllok, sërish në skenë del Elvana. “…500 mijë euro borxh ti transferoj nga llogaria e Elvanës…”

Aty ai përmend sërish këngëtaren Elvana Gjata dhe ndihmën e ofruar nga i dashuri i saj, Ervin Mata.

Nga sa kuptohet, Mata përdorte këngëtaren për të lëvizur paratë e fituara nga trafiku i kokainës, duke qenë se vetë e kishte të pamundur t’i lëvizte shuma të tilla nga një shtet në tjetrin.

Pjesë nga dosja:

Me date 30.08.2020 në orën 22:57:05, K99EP i dergon mesazhe S7DEGI:

Erzen Breçani (K99EP): A ja dhe pistoleten atyne a… Se nese nuk jau kie dhan hala me ja fshi krehrine perjashta se ka gjurmet e mia e mos me ia lan as gjurmet tua..Se prite zot me kap, i dalin gjurmet e gishtave…Ok…

Per mue ska problem se i thash ne sy te gjithëve pse je në hall nuk ju lypi me ra ngusht nuk ju lypi pare njerëzve. Nuk kam nevoj i thash i kam tana lekt me ba, se nuk nisi pun po nuk i pata lekt…Dhe me tha une solla Elvanën per te dhan leket i thash jo jo nuk i du…I kam gjet i thash…Ok tha…

elvana gjata spak

Lini një Përgjigje