TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2025, 13:40

SPAK kundër lirimit të Oltion Bistrit: Do e ankimojmë në Apelin e GJKKO-së

Shkruar nga Pamfleti

SPAK kundër lirimit të Oltion Bistrit: Do e ankimojmë në

SPAK është kundër vendimit të GJKKO-së për dënimin e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri me vetëm 3 vite burg për zbulim të akteve sekrete.

Prokurorët e çështjes kanë konfirmuar se sapo të zbardhet vendimi i GJKKO-së do ta apelojnë atë në Apel.

SPAK kundërshton vendimin që shpalli të pafajshëm Bistrin për dy vepra të tjera penale, atë të korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke e dënuar vetëm për  zbulim të akteve sekrete. Dënimi iu konvertua në dy vite prej gjykimit të shkurtuar dhe Bistri u la i lirë në sallë pasi e ka kryer dënimin.

Po ashtu, SPAK do të kundërshtojë edhe vendimin e GJKKO-së për heqjen e sekuestros për pasuritë me vlerë 1 milionë euro të Bistrit. Ndërkohë për Bistrin vijon një tjetër proces  i nisur për pasuritë e tjera të sekuestruara nga SPAK  në bazë të ligjit antimafia ku prokuroria  ka kërkuar konfiskimin e tyre në gjykatë.

Paralelisht me Bistrin, SPAK do të ankimojë edhe vendimin e dhënë për ish-prokurorin Xhevahir Lita. Për prokurorin Lita SPAK kishte 6 vite burg për 2 raste korrupsioni dhe nxjerrje të akteve sekrete, por GJKKO e dënoi me 5 vite, që iu reduktua  3 vite e 4 muaj burg nga gjykimi i shkurtuar. Edhe lita u lirua menjëherë, pasi dënimin e ka shlyer me kohën e paraburgimit.

 

Lini një Përgjigje