
Analisti Andi Bushati ka reaguar pas vendimit politik të SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha.
Ai ironizon duke thënë se SPAK ka bërë gjënë e duhur sot, duke nënkuptuar se Shqipëria është një regjim i një partie shtet dhe si i tillë i shkon që lideri i opozitës së jetë në burg.
“SPAK ka bërë gjënë e duhur: Shqipërisë i shkon fiks, të jetë një vend me lider opozite të arrestuar”, shkruan Bushati në Facebook.
Prokuroria e Posaçme ka çuar ditën e sotme një shkresë në Kuvendin e Shqipërisë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ndaj Berishës kërkohet të ndryshohet masa e sigurisë nga ajo e detyrimit me paraqitje në arrest me burg ose arrest shtëpie.
Lini një Përgjigje