TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Shkurt 2025, 15:55

SPAK jep efekt, por nuk mjafton/ "Transparency International" publikon raportin, korrupsioni ende problem në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

SPAK jep efekt, por nuk mjafton/ "Transparency International" publikon

Shqipëria ndodhet në një nivel me Ganën, Burkina Fason, Tanzaninë, Afrikën e Jugut, etj...

“Transparency International” ka publikuar sot indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2024, ku mes shumë vendeve të botës është edhe Shqipëria. Vendi ynë ka një përmirësim me 5 pikë krahasuar me një vit më parë.

Në vitin 2023 indeksi i korrupsionit ishte 37, ndërsa këtë vit ka shkuar në 42, duke pësuar një rritje me 5 pikë. Pra sipas të dhënave ka një përmirësim të lehtë të luftës kundër korrupsionit në vendin tonë, e cila mbetet e pamjaftueshme nëse shohim se ku ndodhet vendi ynë.

Shqipëria ndodhet në një nivel me Ganën, Burkina Facon, Tanzaninë, Afrikën e Jugut, etj. Sa i takon rajonit, Kosova, Mali i Zi apo Greqia janë para nesh. Ndërkohë pas nesh janë Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

SPAK jep efekt, por nuk mjafton/ "Transparency International" publikon

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2024 (CPI) tregon se korrupsioni është një problem i rrezikshëm në çdo pjesë të botës, por ndryshimi për mirë po ndodh në shumë vende. Hulumtimet zbulojnë gjithashtu se korrupsioni është një kërcënim i madh për veprimin klimatik. Ai pengon përparimin në reduktimin e emetimeve dhe përshtatjen ndaj efekteve të pashmangshme të ngrohjes globale. CPI rendit 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas niveleve të tyre të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik. Rezultatet jepen në një shkallë nga 0 (shumë e korruptuar) deri në 100 (shumë e pastër).

Ndërsa 32 vende kanë ulur ndjeshëm nivelet e tyre të korrupsionit që nga viti 2012, ka ende një punë të madhe për të bërë – 148 vende kanë qëndruar në stanjacion ose janë përkeqësuar gjatë së njëjtës periudhë. Mesatarja globale prej 43 ka qëndruar gjithashtu për vite me radhë, ndërsa mbi dy të tretat e vendeve shënojnë nën 50 pikë. Miliarda njerëz jetojnë në vende ku korrupsioni shkatërron jetë dhe minon të drejtat e njeriut”, thekson raporti.

Arrestimet fundit të SPAK kanë filluar të japin e efekt, pasi rritja me 5 pikë është e konsiderueshme, por duket se qytetarët presin më shumë. Prokuroria po godet përditë, por duket se problem mbetet edhe korrupsioni në nivelet e ulëta, aty ku përballen direkt qytetarët: Shëndetësi, sportele, arsim, etj. /Pamfleti

Lini një Përgjigje