TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Korrik 2025, 09:50

SPAK do i njoftonte sot mbylljen e hetimeve Metës, avokati Cakrani e shtyn për ditën e hënë: Jam me pushime!  

Shkruar nga Pamfleti

SPAK do i njoftonte sot mbylljen e hetimeve Metës, avokati Cakrani e
Prokuroria e Posaçme, SPAK e kishte njoftuar Ilir Metën se do të njihej sot në orën dhjetë me mbylljen e hetimeve, por avokati i ish-presidentit ka kërkuar shtyrjen e këtij komunikimi.  

Në një komunikim për gazetaren Anila Hoxha, avokati Kujtim Cakrani ka deklaruar se me kërkesë të tij, është shtyrë komunikimi i mbylljes së hetimeve për ditën e hënë. 

Cakrani, shtoi se për shkak se ndodhet me pushime, ka kërkuar që tu komunikonte mbylljen e hetimeve pas pesë ditësh. 
Ndërkohë që nga ana tjetër, sot në mesditë njihet me mbylljen e hetimeve edhe Monika Kryemadhi dhe e ëma. 

Kujtojmë se tashmë që SPAK ka mbyllur hetimet, është gati të depozitojë në GJKKO dosjen që përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.

 Ilir Meta akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie. Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie. Pirro Xhixho, akuzohet për korrupsion pasiv, Ema Çoku, për pastrim parash ndërsa Fatime Kryemadhi dyshohet se SPAK e akuzon për pastrim parash. 

Lini një Përgjigje