TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Shkurt 2026, 09:02

Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Kërkojmë pezullimin e shembjeve

Shkruar nga Pamfleti
Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e
Sot afati i fundit për lirimin vullnetar të banesave, banorët e Durrësit: Kërkojmë pezullimin e shembjeve

Banorët që preken nga projekti “TID Durrës” publikuan një qëndrim ku kundërshtojnë mënyrën e zbatimit të projektit dhe alternativat e paraqitura nga institucionet. Ata deklarojnë se gjatë një takimi me përfaqësues institucionalë, përfshirë Kryeministrin dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës, u është bërë e qartë se projekti do të vijojë pa ndryshime.

Sipas banorëve, institucionet kanë paraqitur tre alternativa: pranimin e një çmimi shpronësimi më të lartë se ai fillestar, zhvendosjen në zona periferike të përcaktuara nga autoritetet ose sistemimin e tyre në një objekt të vetëm të zgjedhur nga Bashkia.

Banorët kundërshtojnë këtë qasje dhe pretendojnë se projekti përmban mangësi dhe shkelje procedurale. Ata theksojnë se disa prona nuk përfshihen në listën e shpronësimeve ose nuk kanë një ekspertizë të saktë vlerësimi. Sipas tyre, zbatimi i projektit në këto kushte cenon ligjshmërinë.

Në reagimin e tyre ata sqarojnë se propozimet e paraqitura nuk janë dakordësuar me komunitetin, se çmimi referencë përbën një çmim minimal dhe se çdo zhvendosje duhet të realizohet vetëm me pëlqimin e banorëve. Ata shtojnë se deri tani propozimet mbeten në nivel deklarativ.

Banorët kërkojnë shtyrjen e afateve ligjore për ekzekutimin e projektit, pezullimin e menjëhershëm të shembjeve dhe shqyrtimin e plotë ligjor të çdo rasti individualisht. Në të kundërt, paralajmërojnë përshkallëzim të protestës dhe intensifikim të reagimit publik dhe institucional, duke bërë të ditur se kanë nisur komunikime edhe në nivel ndërkombëtar në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Deklarata:

Në vijim të diskutimit të zhvilluar me përfaqësues institucionalë, Kryeministrin dhe Kryetaren e Bashkisë Durrës, ndiejmë detyrimin të bëjmë publike qëndrimin tonë si banorë të prekur nga projekti.

Gjatë takimit u deklarua qartë se projekti do të realizohet patjetër dhe se nuk do të ketë asnjë ndryshim në të.

Alternativat që na u ofruan janë:

të pranojmë një çmim shpronësimi (pak më të lartë);
të zhvendosemi në zona periferike të përcaktuara prej tyre;
ose të mblidhemi të gjithë në një objekt të vetëm, të zgjedhur nga Bashkia.
Ne e kundërshtojmë këtë qasje.

Projekti ka mangësi dhe shkelje procedurale. Ka prona të papërfshira në listën e shpronimeve ose pa ekspertizë të saktë. Nuk mund të pranojmë një projekt me shkelje vetëm sepse është vendosur të zbatohet.

Propozimet e Kryeministrit nuk janë dakordësuar me ne.
Çmimi referencë është një çmim dysheme.
Zhvendosja, edhe nëse pranohet nga banorët, duhet të bëhet me dakordësinë e vetë tyre.
Deri tani, propozimet mbeten vetëm fjalë.
Kërkojmë:

– Shtyrje të afateve ligjore të ekzekutimit të projektit;

– Pezullim të shembjeve;

– Shqyrtim ligjor të plotë të çdo rasti, një e nga një.

Në të kundërt, do të detyrohemi të përshkallëzojmë protestën dhe të intensifikojmë reagimin tonë publik dhe institucional. Komunikimet tona në nivel ndërkombëtar tashmë janë realizuar dhe do të vijojnë, në mbrojtje të të drejtave tona dhe të parimeve të shtetit ligjor.

Ne kërkojmë vetëm ligjshmëri dhe respekt për të drejtën tonë të pronës.

banoret e durresit shembe lirimi i banesave

1 Komente

  1. N
    Nerim Lumi

    Qeveria më e fëlliqur e Europës dhe e planetit që quhet rilindje kriminele, përpara se të shembë shtëpitë e qytetarëve, duhet t'ju kishte siguruar qytetarëve shtëpitë e reja,në përputhje të plotë me kërkesat dhe pëlqimin e këtyre njerëzve të cilëve po u prishen shtëpitë.. Përndryshe Shqipëria po jeton një diktaturë edhe më e ndyrë se ajo që jetuam nga 1945 e deri më sot... Vdekje banditëve të rilindjes kriminele...????????????????????????????????????????

    Lini një Përgjigje