TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Tetor 2025, 21:35

Sondazhi/ Trafiku, problemi kryesor në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi/ Trafiku, problemi kryesor në Tiranë

Edhe pse zgjedhjet në Tiranë janë pezulluar, kanë filluar anketimet e para. “Notosondaggi” në bashkëpunim me “News 24”, kanë zhvilluar një sondazh në kryeqytet, duke u ndalur te problematikat dhe rezultati i zgjedhjeve, nëse ato do të mbahen.

Sondazhi, i drejtuar nga eksperti i njohur italian Antonio Noto, paraqet prirjet elektorale dhe shqetësimet kryesore të qytetarëve për bashkinë më të madhe të vendit, ku do të votohet për pasardhësin e Erion Veliajt në krye të saj.

Sipas pyetjes së parë të sondazhit: “Cili është, sipas jush, problemi kryesor/emergjent i Bashkisë së Tiranës?”, trafiku i tepërt renditet në krye të listës, me 54% të të anketuarve që e shohin si sfidën më urgjente të kryeqytetit.

Sipas pyetjes së parë të sondazhit, “Cili është, sipas jush, problemi kryesor/emergjent i Bashkisë së Tiranës?”, trafiku i tepërt renditet në krye të listës, me 54% të të anketuarve që e shohin si sfidën më urgjente të kryeqytetit.

Pas tij, qytetarët rendisin transportin publik të pamjaftueshëm me 24.5%, ndërsa riparimi dhe mirëmbajtja e rrugëve vjen i treti me 24%.

Ndër shqetësimet e tjera të përmendura janë: mungesa e korsive të biçikletave (12.6%), ndriçimi i dobët publik (9.1%), menaxhimi i mbeturinave (5.5%), si dhe mungesa e hapësirave të gjelbra (2.1%).

Sondazhi/ Trafiku, problemi kryesor në Tiranë

Lini një Përgjigje