TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2023, 20:56

Skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, si e përcakton spitali shkakun 

Shkruar nga Pamfleti

Skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, si e përcakton spitali

Zbardhet kartela e vdekjes për fëmijën e mitur që humbi jetën në spital pas ndërhyrjeve në dhëmbë.

Në dokumentet shihet vërtetimi mjekësor i shkakut të vdekjes, që thotë “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”, raporton “Euroneës Albania”.

Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar në klinikën dentare “Splendent” në Rrugën e Kavajës, e cila ndodhet brenda Spitalit të Zemrës, gjithashtu privat.

Mësohet se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë.

Mjekja dentiste që u mor me dhëmbët e vogëlushit, është Ina Xhaxho, vajza e mjekut Roland Xhaxhos i cili ka injektuar narkozën.

Skeda e vdekjes së 3-vjeçarit, si e përcakton spitali

Lini një Përgjigje