TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Tetor 2023, 17:50

Flet Dilaver Goxhaj: Si tentuan ta rrëmbenin djalin dhe ta çonin në Hagë!

Shkruar nga Pamfleti

Flet Dilaver Goxhaj: Si tentuan ta rrëmbenin djalin dhe ta çonin

Dilaver Goxhaj, babai i ish-luftëtarit të UÇK-së që ndodhet në paraburgim foli sot rreth arrestimit të të birit dhe vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës për ekstradimin e tij në Hagë.

Zoti Goxhaj shprehet se avokatët po bëjnë të pamundur që Dritan Goxhaj të mos ekstradohet, megjithëse sipas tij Gjykata e Tiranës do me çdo kusht që ai të çohet në Hagë. Ndër të tjera ai tregon se si tentuan ta rrëmbejnë të birin me avion dhe ta dërgojnë në Hagë, por falë avokatëve sot ndodhet në paraburgimin në Tiranë.

Dritani është i qetë sepse nuk ka bërë asnjë krim. Përkundrazi e ka vazhduar luftën për mbrojtjen e UÇK-së jo vetëm këto 20 vjet, por edhe tani që është në burg ka bërë shkrime për mbrojtjen e UÇK-së. Dritani e quan absurditet arrestimin e tij, siç e ka quajtur absurditet edhe krijimin e Gjykatës Speciale nga ana e Parlamentit të Kosovës. Ai ka besim të drejtësia, por ne familjarisht na është lëkundur besimi te drejtësia shqiptare sepse Gjykata e Tiranës ka vepruar me një shpejtësi marramendëse. Gjykimet në Shqipëri vazhdojnë me vite të tëra, kurse për vendimin e ekstradimit me çdo kusht të Dritan Goxhajt në Hagë, po veprohet me një shpejtësi që i ka thyer të tëra rekordet. Avokatët mbrojtës të Dritanit kanë këmbëngulur dhe është merita e tyre që ai nuk është ekstraduar ende, sepse drejtësia shqiptare donte ta rrëmbenin. Ata erdhën dhe kishin bërë gati edhe avionin që ta rrëmbenin e ta çonin direkt në Hagë, por falë aftësisë së avokatit mbrojtës, në mënyrë të veçantë të Bashkim Nikollës, Dritani është në burgun e Tiranës. Në 5 gjyqet që u bënë përfaqësuesja e gjykatës Alma Kolgjoka dhe përfaqësuesi i Prokurorisë së Tiranës, Ylli Pjetërnikaj, donin që Dritani të ekstradohet me çdo kusht dhe sa më shpejt në Hagë. Kur mbrojtja paraqiti argumentet ligjore pse ai nuk duhej mbajtur asnjë minutë në paraburgim, vendimi i gjykatës ishte: “Kërkesa e palës mbrojtëse nuk mbështetet në ligje.” Edhe pse avokatët kishin renditur nenet e kodit penal të bazuara te Kushtetua e Shqipërisë”, tha ish-koloneli Dilaver Goxhaj në DritareTv.

Lini një Përgjigje