
Në kuadër të operacionit të koduar “Teza” është ndaluar nga policia në Rinas pedagogia e Universitetit të Elbasanit, Edlira Gugu.
Policia bën të ditur se pedagogia ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka marrë para për provime. Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar një javë më parë janë ndaluar edhe 6 pedagogë të tjerë të Universitetit të Elbasanit. Mësohet se Gugu sapo ishte kthyer në Shqipëri, shkruan A2.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen E. G., 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas”, njofton policia.
Emrat e pedagogëve të pezulluar dhe të arrestuar:
1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani, 58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.
6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser
Pedagogët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31 vjeçare, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë sekseri me iniciale G. H..
Gjatë kontrollve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.
Lini një Përgjigje