Analisti Andi Bushati deklaroi se kryeministri Edi Rama ka mbushur një avion charter me biznesmenë dhe i çoi në SHBA për të ngritur një fond me qëllim lirimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është prej vitesh i burgosur, i akuzuar për krime lufte.
Pjesë nga biseda
Andi Bushati: Rama ka mbushur një charter me biznesmenë dhe i ka çuar atje, ngriti fond për lirimin e Hashim Thacit. A do të përdoren këto për të liruar Thaçin, apo me qëllime të tjera? Nuk e di.
Neritan Sejamini: Pse krijohet në Amerikë dhe jo në Hagë?
Andi Bushati: Po lekët e Unazës pse të shkonin në SHBA dhe mos rrinin këtu? Nuk e di. Nuk kam informacion.
Dhomat e Specializuara në Hagë më 5 nëntor 2020 bënë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Veprat që rëndojnë ndaj tyre kanë të bëjnë “me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë – qyteti holandez ku Gjykata Speciale e ka selinë që prej nëntorit të vitit 2020.
Numri i dëshmitarëve të prokurorisë në atë që njihet si gjykimi i madh ka mbërritur njëqindëshin. Prokuroria atje ka hequr dorë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve dhe i ka pranuar disa dëshmi me shkrim.
Lini një Përgjigje