
Në bordin e anijes me flamur turk gjenden 102 konteinerët të cilët përmbajnë mbetjet e furrave të shkrirjes të kombinatit metalurgjik në Elbasan të kompanisë Kurum që janë kancerogjene.
Mëngjesin e sotëm ka mbërritur në portin e Durrësit anija ‘Moliva’, që bëri transportin e mbetjeve që dyshohen se janë kancerogjene.
Anija me konteinerët po futet në port dhe do të ankorohet në kalatën e terminalit të konteinerëve. Më pas do të nisë shkarkimi i tyre për tu zhvendosur në drejtim të Porto Romanos ku dhe është përgatitur vendi për sistemimin e tyre.Bëhet fjalë për një territor në menaxhimin e Agjencisë së Menaxhimit të Pronave të Senuestruara dhe Konfiskuara, raporton gazetari i Report Tv.
Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar zbarkimin dhe mbajtjen e 102 kontejnerëve të anijes “Moliva” në një vend të sigurt, larg nga zonat e banuara, të ruajtura mirë dhe me kushte sigurie fizike dhe shëndetësore, teksa po kryhen paralelisht hetime dhe analiza.
Anija mbërriti mëngjesin e 28 tetorit 2024, në radën e jashtme të portit detar të Durrësit. "Moliva XA 443 A" transporton kontejnerët që kanë jellë mbrapsht 2100 tonë me mbetje industriale që dyshohet se përmbajnë lëndë të rrezikshme.
Jim Puckett, kreu i organizatës BAN, i cili ndodhet në Durrës tha është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre
'Është përgjegjësi e qeverisë shqiptare që të gjejë zgjidhje për eliminimin e tyre. Janë ngritur dyshime se këto mund të jenë mbetje toksike dhe të importuar nga vende si Kosova dhe Gjermania, në mënyrë kontrabandë në Shqipëri, prandaj në këtë pikë është shumë e rëndësishme kryerja e analizave për të zbuluar origjinën. Anija do të vazhdojë të qëndrojë në det të hapur deri në marrjen e një vendimi të dytë”, shpjegoi ai.
Ngarkesa që besohet se përmban mbetje nga hiri i oxhaqeve metalurgjike, ishte nisur nga Shqipëria në korrik të këtij viti me destinacion Tajlandën e cila e refuzoi atë pas alarmit të dhënë nga organizata joqeveritare ‘Rrjeti i Aksionit të Bazelit’ me seli në Seattle, të Shteteve të Bashkuara. Pas 3 muajve lundrim në det, deri në Azinë e largët, kontejnerët me mbetjet industriale të cilat dyshohet se janë pluhur helmues, që del nga oxhaqet e fabrikave metalurgjike, mbërritën ngarkuar në një anije të nisur nga Gioia Tauro në Itali.
Pluhuri i dyshura, i njohur me siglën EAF, përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer.
Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare “Sokolaj”, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan, për një vlerë 141 mijë $ dhe ia shiti subjektit kroat "GS Minerals Doo" për një vlerë 141 mijë $.
Partia Demokratike zhvilloi një protestë pranë portit të Durrësit në 28 tetor. Demokratët akuzuan se kryeministri Edi Rama kërkon të manipulojë lëndën që ndodhet brenda anijeve, që po kthehen drejt vendit tonë ndërsa kërkojnë transparencë me atë se çfarë do të bëhet me këto mbetje. Prokuroria e Durrësit nisi hetimet prej datës 21 Gusht e këtij viti dhe ishte në pritje të kthimit të ngarkesës.
Lini një Përgjigje