TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Nëntor 2024, 22:43

“Autokracia do të forcohet”, Bushati parashikon të ardhme të zymtë për Shqipërinë pas zgjedhjes së Trump!

Shkruar nga Pamfleti

“Autokracia do të forcohet”, Bushati parashikon të ardhme

Analisti Andi Bushati bëri një parashkim të zymtë për Shqipërinë pas zgjedhjes së Trumpit si presidenti i 47-të i SHBA-ve.

Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se autokracia që ndërtoi administrata demokrate do të forcohet, ndërsa u shpreh se për Kosovën ka më shumë frikë.

Kur opozita e Berishës kishte përballë Fatas Nanon dhe dilnin me parullat e 3 B-ve, Berisha, Berluskoni, Bush, përfundoi që Nano u bë aleat me Berluskonin  dhe vajti takoi Bushin në Shtëpinë e Bardhë.

Këto fantazma duhet të marrin fund. Ne kaluam një 4-vjeçar të Ambasadës Amerikane që intaloi një regjim autokratik, me ndihmë amerikane. Çdo njeri përpiqet të mendojë që do të ndryshojë diçka atje. Administrata e kaluar që përdori si çifte reformën në drejtësi, kam frikë se me Trumpin do të përfundojë. Trump edhe si sovranist do të thotë që çdo vend të zgjidhë problemet e veta.

Autokracia që ndërtuan demokratët do të forcohet. Për të mos folur për Kosovën, për të cilën kam më shumë frikë”, tha Bushati.

Lini një Përgjigje