Ish-këshilltari i familjes mbretërore, Murat Basha thotë se marrëdhënia mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë nuk funksiononte prej gati dy vitesh.
Ai tregon se Princ leka është larguar nga pallati Mbretëror që kur kanë nisur konfliktet.
“Di që është problem i brendshëm, nuk janë përputhur, nuk janë shkuar. Prej dy vitesh nuk ka funksionuar. Ka shumë kohë që nuk banon në pallat, më pak se dy vite. Është larguar para se të flitej për divorcin.”, tha Basha në Report Tv.
Çifti janë në proces divorci dhe Princ Leka aktualisht nuk jeton në Pallatin Mbretëror, por vetëm Elia Zaharia dhe vajza. Pas finalizimit të procesit të divorcit, Princ Leka do kthehet në Pallatin Mbretëror.
Ish-bashkëshortja e Princ Lekës, Elia Zaharia, ka reaguar për videon që bëri xhiron e rrjetit duke u shfajësuar për momentet e sherrit befasuee në shtëpinë e Princit.
Elia tha se kjo është një situatë e vështirë për të dhe familjen e saj ndërsa shtoi se Leka është përpjekur t’i dhunojë të atin.
‘Është situatë e vështirë për mua dhe familjen time pasi nuk është e lehtë të kthehem në shtëpi dhe të gjejë Lekën që përpiqet të dhunojë babanë tim 73-vjeçar.
Konflikti nuk ka të bëjë absolutisht me mua, përveçse u përpoqa ta ndaloj’- është shprehur Zaharia.
Lini një Përgjigje