TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2025, 08:33

Situata kritike në Delvinë nga zjarri, ndërpritet energjia elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Situata kritike në Delvinë nga zjarri, ndërpritet energjia

Situata paraqitet ende kritike në Delvinë. Tymi ka pushtuar zonën për shkak të flakëve masive ndërsa ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërkohë zjarri ka vijuar me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës. Flakët vijojnë ende në kodrat përreth qytetit, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri.

Zjarri mori përmasa të mëdha gjatë orëve të mbrëmjes. Flakët, e nisura fillimisht në Finiq, kaluan në territorin e Delvinës. Banorët u evakuuan, ndërsa zhvendosje u bë edhe për pacientët e stafin mjekësor të spitalit. 

Prej godinës së spitalit u zhvendosën edhe bombolat e oksigjenit, pasi rrezikoheshin nga zjarri. Transferimi i pacientëve, mjekëve dhe pajisjeve u bë përkohësisht në Pallatit të Kulturës.

Zjarri rrezikoi edhe puset e naftës. Banorët rrëfyen se flakët u përhapën shumë shpejt. Ata thonë se shumë banesa u dogjën, ndërsa autoritetet shprehen se nuk ka më rrezik për banesat.

Situata kritike në Delvinë nga zjarri, ndërpritet energjia
Tymi pushton Delvinën sot, ndërpritet energjia elektrike

Më herët, gjatë mesditës së djeshme, situata u paraqit kritike edhe në disa fshatra të Gramshit. Në Kullollas, u shënua dhe viktima e parë në Gramsh, një 80 vjeçar, i cili humbi jetën nga asfiksia. Ishte zjarri që ai ndezi në oborrin e shtëpisë së tij dhe u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhe fshatra të tjerë të zonës.

Lini një Përgjigje