TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Gusht 2025, 07:31

Zjarret në Delvinë, fotot çfarë nuk u pa nga mbëmja e djeshme

Shkruar nga Pamfleti
Zjarret në Delvinë, fotot çfarë nuk u pa nga mbëmja e
Foto nga Delvina, 12 Gusht 2025/ Florion Goga/ Reuters

Zjarri në Delvinë ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë orëve të natës, duke u përhapur me shpejtësi drejt fshatit Vllahat. Zjarri me përmasa të mëdha përfshiu disa zona, duke rrezikuar jetët e banorëve.

Zjarri i nisur fillimisht në Finiq kaloi në territorin e Delvinës, duke përfshirë disa fshatra. Banorët u evakuuan ndërsa zhvendosje u bë edhe për pacientët e stafin mjekësor të spitalit të Delvinës pasi flakët iu afruan edhe godinës së spitalit.

Prej spitalit u zhvendosën edhe bombolat e oksigjenit, pasi rrezikoheshin nga zjarri. Transferimi i pacientëve, mjekëve dhe pajisjeve u bë përkohësisht në Pallatit të Kulturë.

Zjarri rrezikoi edhe puset e naftës. Banorët rrëfyen tmerrin që u panë sytë, ndërsa theksuan se flakët u përhapën shumë shpejt. Banorët flasin edhe për disa shtëpi të djegura, ndërsa autoritetet theksojnë se nuk ka më rrezik për banesat.

Më herët, gjatë mesditës së djeshme, situta u paraqit kritike edhe në disa fshatra të Gramshit. 

Në Gramsh, u shënua dhe viktima e parë në Gramsh, një 80 vjeçar, i cili humbi jetën nga asfiksia. Ishte zjarri që ai ndezi në oborrin e shtëpisë së tij, që u përhap me shpejtësi duke përfshirë dhe fshatra të tjerë të zonës. 9 fshatra u evakuuan.

Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtëme të publikuara nga fotoreporteri Florion Goga, pamjet janë trishtuese.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Florion Goga (@floriongoga)

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktualisht janë 37 vatra zjarri në vend, teksa konfirmon se ka nisur evakuuimi masiv i banorëve në Delvinë.

“Në Delvinë, zjarri i nisur në Finiq ka kaluar në territorin e bashkisë, duke rrezikuar qytetin pas shkatërrimit të disa fshatrave përreth. Ka nisur evakuuimi i banorëve, ndërsa në terren po punojnë mjete zjarrfikëse dhe avionë nga Greqia, Çekia dhe Sllovakia”, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Për shkak të flakëve që po i afrohen pranë qytetit, shumica e forcave të bashkive Sarandë, Gjirokastër, Konispol dhe Finiq, së bashku me Brigadën e Mbështetjes së Emergjencave Civile të Forcave të Armatosura, janë dislokuar në terren për të luftuar vatrat e rrezikshme të zjarrit dhe për të ndihmuar në evakuimin e banorëve”, thekson Ministria.

zjarret në delvinë

Lini një Përgjigje