TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2024, 14:10

Siguronte sekrete shtetërore dhe ua jepte bosëve të krimit, Apeli i GJKKO lë në burg Jurgis Çyrbjen

Shkruar nga Pamfleti

Siguronte sekrete shtetërore dhe ua jepte bosëve të krimit, Apeli

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për ish-deputetin Jurgis Çyrbja.

E njëjta masë u la edhe për Ahmet Mashën, i cili u arrestua bashkë me Çyrbjen.

Ish-deputeti i PS-së në qarkun e Durrësit u arrestua me urdhër të SPAK. Prokuroria e Posaçme njoftoi se gjatë ushtrimit të detyrës së tij si deputet, Çyrbja i ka ofruar favorizime të shumëkërkuarit të drejtësisë Altin Hajri. Ky i fundit në këmbim i siguronte vota për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Një tjetër akuzë ndaj tij është edhe nxjerrja e sekretit hetimor. Për këtë, ai ka bashkëpunuar me Ahmet Mashën. Ata kanë dekonspiruar të paktën 7 operacione të policisë për arrestimin e disa të kërkuarve.

Tre ditë më parë (15 Nëntor) , Çyrbja u mor në pyetje sërish nga SPAK ku mohoi akuzat.

Nuk kam patur kurrë aplikacion “Sky ECC” dhe nuk jam unë ai që komunikoj me ata persona. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar ndonjë të tillë”, ka deklaruar ish-deputeti.

Ish-deputeti ka dhënë shpjegime edhe sa i takon akuzave të tjera që rëndojnë ndaj tij për “korrupsion në zgjedhje”, “tregim të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Pas kontrolleve të ushtruara për këtë hetim janë sekuestruar:

-        Pesë telefona celularë;

-        Një hard disk i jashtëm Verbatim;

-        Një pajisje regjistrimi në formë pakete cigareje

-        Dokumente pronësie, etj

Sipas akuzave të ngritura për zbulimi dhe tregtimi i sekretit hetimor, përkrahja e autorit të krimit dhe korrupsionit në zgjedhje dënimi ndaj tij shkon deri në 5 vite për çdo akuzë.

Lini një Përgjigje