Ish-deputeti i Partisë Socialiste Armando Prenga ëshët paraqitur ditën e sotme në SPAK. Pasi doli nga ambientet e Strukturws sw Posaçme ish-deputeti u shpreh se wshtw thirrur si person wn dijeni pwr çwshtjen e 21 janarit.
“Jam thirrur për 21 janarin, si person që kam dijeni”, tha Prenga
Ngjarja e 2015 ku u përfshi ish-deputeti
Armando Prenga akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri në 2015-ën, Tom Cali, 66-vjeçarin, peshkatar, pas një sherri.
Incidenti filloi kur një përleshje shpërtheu në një restorant në fshatin bregdetar të Patokit, i cili shikon nga një lagunë e mbushur me peshk.
Lejen për të peshkuar në lagunë e gëzonte familja e Calit prej 20 vitesh; megjithatë një kontratë këtë vit i transferoi të drejtat një kompanie të sapokrijuar në pronësi të vëllait të Prengës.
Familja e Calit thotë se Prengës iu dhanë efektivisht të drejtat e peshkimit në këmbim të ndihmës që ai ofroi gjatë fushatës së Partisë Socialiste në 2013.
Në përleshje u plagosën gjithsej shtatë persona, mes të cilëve Gazmir Jushi, 29 vjeç, Edëard Prenga, 37 vjeç, Gjok Chaly, 53, Francesc Chaly, 39 vjeç dhe George Cali, 55 vjeç dhe Nikole Cali, 53 vjeç.
Ai akuzohej për armëmbajtje pa leje, shkaktim të lëndimeve të rënda dhe kërcënime me vdekje, sipas një njoftimi për shtyp nga prokurorët të lëshuar të dielën.
Lini një Përgjigje