TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2024, 23:06

Si mund të ketë turizëm në këtë vend? Policia, IKMT dhe Krimi Ekonomik “terror” në lokalet e Karaburunit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Si mund të ketë turizëm në këtë vend? Policia,

Pak ditë më parë kryeministri paralajmëroi vlonjatët se do të bien në gropën e gjoksit të vet nëse rrisin çmimet, nuk mirëpresin turistë, etj etj.

Pati shumë debat se kush e ka fajin që këtë vit turizmi nuk po ecën. Ndryshe nga një vit më parë, nuk e kemi parë Bablokun të dalë e të na mburret se erdhën aq e kaq turistë.

Jo gjithmonë fajin e kanë lokalet, hotelet, sipërmarrësit, qytetarët, etj. Së pari është përgjegjësia e shtetit dhe se si mundet të vijnë turistë, kur në mes të sezonit turistik, IKMT nis prishjet në bregdet, bashkitë lënë plehrat rrugëve, teksa policia terrorizon bizneset.

Në adresë të “Pamfletit” kanë ardhur disa video që tregojnë se si po terrorizohen lokalet në Karaburun në mes të sezonit turistik. Ndonëse të gjithë janë plot me turistë, policia, IKMT, Krimi Ekonomik, Tatimet, apo OSHE kanë vënë shiritin duke terrorizuar pronarët dhe bashkë me ta edhe tursitët që janë larguar të alarmuar. A mund të kemi turizëm me të tilla skena?

 

Lini një Përgjigje