TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Tetor 2025, 12:36

Shtyhet seanca për Metën në Apelin e GJKKO-së, shkak bojkoti i avokatëve

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet seanca për Metën në Apelin e GJKKO-së, shkak bojkoti

Është shtyrë seanca në Apelin e GJKKO ku do bëhej shqyrtimi i kërkesës së ish-presidentit Ilir Meta për lirimin nga qelia.

Seanca e rradhës do të mbahet më 28 tetor, për shkak të bojkotit të avokatëve në rang kombëtar, që do të vijojë deri të premten e 28 tetorit. Gjykata pezulloi gjithashtu afatet e paraburgimit për kryetarin e Partisë së Lirisë.

Sjellim ndërmend se edhe seanca e mëparshme u shty pas kërkesës së avokatit të tij, Kujtim Cakrani, i cili pretendoi se në njoftimin zyrtar të gjykatës nuk ishte specifikuar emri i gjyqtares që do të shqyrtonte çështjen.

Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. SPAK mbylli hetimet më 28 korrik dhe në fund të gushtit e dërgoi dosjen për gjykim, duke bashkuar në një çështje të vetme hetimet për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së (sot Partia e Lirisë) në SHBA dhe pasurinë e padeklaruar.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, GJKKO rrëzoi kërkesën tjetër të Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi “arrestin me burg”. Ish-presidenti pretendoi se prokuroria kishte tejkaluar afatin ligjor të 12 muajve për dërgimin e çështjes në gjykatë, por gjyqtarja Irena Gjoka e cilësoi këtë pretendim të pabazuar në ligj.

Lini një Përgjigje