TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2025, 11:03

Shtyhet gjyqi për Dritan Rexhepin, kur do të mbahet seanca e radhës

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet gjyqi për Dritan Rexhepin, kur do të mbahet seanca e

Shtyhet seanca për Dritan Rexhepin, ndërsa shkak është bërë mungesa e avokatit Henrik Ligori, i cili është në gjykimin paraprak të Erion Veliajt.

Në këto kushte Gjykata vendosi pezullimin e afateve të paraburgimit. Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet më 19 dhjetor, ora 10:00.

Rexhepi akuzohet për vrasjen e Jan Prengës.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar të vitit 2020 në Kamëz. U dërgua në kompleksin “Golden” ku dyshohet se u dhunua për vdekje dhe asgjësimi i trupit ka dyshime se u bë në fshatin Pjezë, shumë pranë kompleksit, por ende nuk është gjetur.  Sipas SPAK rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një sasi kokaine në Britaninë e Madhe.

Urdhri për rrëmbimin e Prengës dyshohet se është  dhënë nga Dritan  Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi, organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Geshtenja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Gjatë seeancave në GJKKO, Dritan  Rexhepi e ka mohuar implikimin në rrëmbimin e Jan Prengës, teksa organizatori tjetër, Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden” ku ndodhi krimi, rezulton ende në arrati.

Lini një Përgjigje