Avokati Edmond Petraj ka komentuar lëvizjet që po ndodhin brenda PD.
Ai tha se pas Salianjit dhe Alimehmetit mund të qëndrojnë ndërkombëtarët. Sipas tij nuk do të kishte një lëvizje brenda PD nëse nuk do të kishte mbështetje ndërkombëtare.
Avokati theksoi se kjo dihet edhe nga Sali Berisha, i cili nuk e pranon dot, prandaj pati edhe shpërthimin e tij në media, duke hedhur akuza ndaj Salianjit dhe Alimehmetit.
“E gjitha kjo që po ndodh me lëvizjen Salianji-Alimehmeti tregon se ata kanë një mbështetje ndërkombëtare. Për mendimin tim nëse nuk do ta kishin, nuk do të ishte kështu. Edhe gjuha e përdorur nga Berisha tregon se ai diçka di, prandaj reagoi ashtu”, tha avokati Petraj në "Quo Vadis".
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se Partia Demokratike nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sipas tij, ka disa ngjarje që kanë ndodhur në këtë vend, duke vënë theksin te çështja ndaj Belinda Ballukut dhe tha se reagimi i partisë ka qenë apatik.
“Shqetësimi është që nuk ka një reagim siç duhet. Duhej të shkulej vendi zotëri. Për këtë rast duhej të shkulej i madh dhe i vogël. E keni parë për raste më të vogla korrupsioni çfarë ka ndodhur tani në Bullgari, çfarë ka ndodhur në Rumani. Jemi në kushtet ku PD-ja nuk ka fuqi reaguese apo jo”, tha Salianji.
Ai theksoi se të nesërmen e ditës që Balluku është marrë e pandehur, Partia Demokratike ka vendosur të bëjë analizën e zgjedhjeve, teksa nënvizoi se ai ka qenë ndër të paktët që ka kërkuar protestë.
“Unë po them nuk ka fuqi të reagojë. Unë po them që unë kam kërkuar në mbledhje të Kryesisë ditën që u mor e pandehur [Belinda Balluku], të nesërmen PD-ja ka vendosur të bëjë analizën e vjedhjes së zgjedhjeve apo të humbjes së zgjedhjeve. Atë ditë unë kam qenë ndër të paktët që kam kërkuar që ne duhet të protestojmë fort. U fol kur e kërkova unë protestën. Pasi kam kërkuar unë është diskutuar protesta. E kam kërkuar unë”, tha Salianji.
Duhet???Bashkim?????Larg intrigave politike???????Për përfitime??????Interesave?????
shume i sakt salianji.
Z Salianji,më ofron një personazh aktori i oborreve të mbretit( klloun), se sa një politikan i mirëfilltë...