TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2025, 07:35

“Foltorja e Salianjit më reale”, Gjikondi: Berisha i trembet epokës së re të demokratit

Shkruar nga Pamfleti

“Foltorja e Salianjit më reale”, Gjikondi: Berisha i trembet

Juristja Brizida Gjikondi tha se Foltorja e Ervin Salianjit është më reale dhe më energjike se ajo e Berishës.

Ajo u shpreh se Berisha nuk dëshiron që Partia Demokratike të ecë përpara pasi e cilëson si pronë të tij, pasi i druhet “epokës së re që sjell Salianji në PD me lëvizjet e tij”.

Sipas Gjikondit, Salianji i ka prishur rehatinë kreut të PD.

“Foltorja e Salianjit është më energjikja besoj është foltorja e Salianjit sepse PD me Berishën ishte kthyer në kënetë. Sa për Bardhin ne e dimë qasjen e tij sepse nuk ka kurajën që të shkruajë ai historinë. Asnjëherë nuk merr iniciativën, por kur është fituar beteja bashkëngjitet me fitimtarët. Pra nuk pozicionohet hapur. Interesi  e bën të rri me Berishën”, tha ajo për “Abc News”.

Gjikondi tha gjithashtu se kur Salianji doli nga burgu askush nuk e priti në selinë e PD. Ndërsa shtoi se Berisha ka pasur qëllim ta mbajë PD një garnizion të tij që t’i shërbejë interesave personale.

“Salianji i ka prishur rehatinë Berishës. I prishet komplet skema që kishte përgatitur. Që PD të ishte avokati i tij në lidhje me drejtësinë”, tha ajo.

Lini një Përgjigje