TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2025, 09:57

Të dhënat e Google Trends, Salianji 'parakalon' Berishën; rezulton figura e parë më e kërkuar brenda PD

Shkruar nga Pamfleti
Të dhënat e Google Trends, Salianji 'parakalon'
Berisha-Salianji

Shqetësimit të Sali Berishës për mbështetjen që mund të marrë Ervin Salianji nga demokratët i shtohet edhe një  tjetër detaj.

Ish-deputeti rezulton figura e parë brenda PD që kalon Berishën sa i përket interesit publik nga kërkimet në Google në ditët e fundit. 

Të dhënat e Google Trends, të publikuara nga eksperti i IT-së Besmir Semanaj, tregojnë se nga data 5 nëntor deri më 4 dhjetor, qytetarët shqiptarë kanë shfaqur interes më të madh për Salianjin sesa për vetë kreun e partisë.

Kjo rritje e kërkimeve për Salianjin vjen në një moment kur ai ka nisur ciklin e takimeve të tij me bazën demokrate, të njohur si “Foltorja”, me takimin e parë të zhvilluar në Durrës. Aty, ai mblodhi një numër të konsiderueshëm demokratësh dhe figurash të partisë që duket se janë të zhgënjyera nga situata aktuale dhe kërkojnë ndryshim në PD.

Ndërkohë, paralelisht me lëvizjen e Salianjit, të cilën e ka cilësuar si të motivuar nga interesa personale, Sali Berisha ka intensifikuar gjithashtu takimet me strukturat. Pas takimit në Tiranë, ai zhvilloi një tjetër në Mirditë, ku demokratët e zonës nuk hezituan ta kritikonin.

Të dhënat e Google Trends, Salianji 'parakalon'

Të dhënat e Google Trends, Salianji 'parakalon'

 

google trends te dhena berisha salianji

Lini një Përgjigje