TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2024, 21:49

Shteti sovran bektashi brenda Shqipërisë, juristi: Krijon problematika, cënohet Kushtetuta!

Shkruar nga Pamfleti

Shteti sovran bektashi brenda Shqipërisë, juristi: Krijon

Juristi i të drejtave ndërkombëtare Alban Avdulla, ka komentuar lajmit se në Tiranë do të krijohet një një shtet sovran Bektashi i ngjashëm me Vatikanin.

Avdulla tha se është ende e paqartë se cili ka qenë problemi që duhet të zgjidhet me krijimin e një shteti sovran Bektashi brenda Shqipërisë.

Ai shtroi pyetjen nëse kjo gjë do i shërbente vërtetë tolerancës fetare, pasi kjo e fundit deri më tani mbrohet nga kushtetuta, ndërsa lejimi i krijimit të një shteti sovran do bënte që shteti shqiptar të mos ishte më i baraslarguar nga besimet fetare.

"Ne nuk jemi të qartë se kush është shkaku për këtë iniciativë? A duam ti japim më tepër autonomi? Por edhe këtë e ka zgjidhur Kushtetuta se ajo e përcakton pavarësinë dhe autonominë për vetë-administrim.

Nëse synimi i kësaj ka qenë zgjerimi i autonomisë, edhe këtë kushtetuta e lejon, por jo krijimi i një shteti brenda shteti. Ne nuk kemi një shkak natyral për të ardhur te kjo zgjidhje.

Kryeministri Rama tha se kjo do të rrisë tolerancën fetare, por si u cenua toleranca, se atë e garanton Kushtetuta. Nëse i jep mundësi që një bashkësi fetare të krijojë shtetin e tyre, kjo mirë që krijon një precedent problematik, por cenon nenin 10 të kushtetutës. Ti nuk je më i baraslarguar nga besimet”, tha Avdulla për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje