TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Shtator 2024, 21:06

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, Çollaku: Shumë prej kandidatëve, të ‘zhytur’ në aplikacionin “Sky”

Shkruar nga Pamfleti
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, Çollaku: Shumë
Basir Çollaku

Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar garën për kreun e Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut. Çollaku tha se zyrtarët që po kandidojnë janë të përfshirë në afera.

Ai tha se një prej zyrtarëve është në kërkim nga vetë polici, teksa theksoi se këtë e di edhe SPAK, ndërsa të tjerë janë të ‘zhytur’ tek aplikacioni “Sky” dhe “Encro”.

"Panorama që ne shohim është që jemi në pikë të hallit në këtë vend. 15 zyrtarë rreshtohen, që njëri prej tyre, që është caktuar kush do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, të ndjekin nga ekrani garën. Njëri është në kërkim për vepër penale nga vetë policia, aplikonte për drejtor, 3 prej tyre janë zhytur tek aplikacionet Sky”e“Encro”. Këtë gjë e dinë edhe eprorët e tyre dhe ata të SPAK-ut. Vetë Ministri i Brendshëm është nën akuzë për shpërdorim detyre, që po hetohet që nga janari i këtij viti.

Në 4 vite, ndërrohen 4 drejtues policie, në kaq vite nuk asgjesohet asnjë nga 40 bandat që na thonte dikur Fatmir Xhafa kur ishte Ministër i Brendshëm. Jetëgjatësia e një bande është shumë herë më e madhe, pra e pandëshkuar, sesa jetëgjatësia që drejton policia në postin e titullarit. Ata mund të jenë të pakënaqur me drejtorin dhe duan ta ndërrojnë," tha Çollaku për “Ora News”. 

Lini një Përgjigje