TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2025, 16:25

Shqiptarët dynden drejt plazhit për Bajram, trafik kilometrik në Fushë-Milot

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët dynden drejt plazhit për Bajram, trafik kilometrik në

Përsëri trafik, përsëri kaos, dhe përsëri asnjë zgjidhje. Festa e Kurban Bajramit e gjeti Shqipërinë në të njëjtin hall si çdo vit: bllokim total rrugësh. Prej orës 15:00, radhë të gjata automjetesh u krijuan në hyrjet drejt Lezhës, me qindra qytetarë të cilët synonin bregdetin, por përfunduan në radhë të pafundme në vapë e nerva.

Segmenti Lezhë–Laç ishte një nga pikat më kritike, ndërsa zona e Fushë-Milotit u kthye në ferr rrugor. Ky segment, ku Rruga e Kombit lidhet me superstradën Lezhë–Laç, është kthyer në simbol të dështimit të planifikimit urban: prani e lartë mjetesh, mungesë sinjalistike dhe menaxhim i paaftë nga autoritetet rrugore.

Miliona euro janë shpenzuar për rrugët, por qytetarët vazhdojnë të trajtohen si mish për top në trafik. Rruga kombëtare Milot-Lezhë ka tre korsi, por kur lidhet me autostradën Tiranë-Durrës shndërrohet në një "hinkë" ku kalon vetëm një makinë. Rezultati? Orë të tërë pritjeje dhe rraskapitje.

Situata nuk është më e mirë as në Elbasan, ku bajpasi vazhdon të futet në një segment që sërish bllokohet, duke treguar se as investimet e fundit nuk kanë sjellë zgjidhje reale.

Lini një Përgjigje