
Shqipëria ka pritur vitin 2024 mes fishkezjarreve. “Pamfleti” ju uron të gjithë lexuesve një vit sa më të gëzuar...
Shqipëria priti Vitin e Ri 2024 mes fishekzjarre dhe festime nëpër sheshet kryesore të qyteteve. Me qindra qytetarë dolën për të parë hedhjen fishekzjarreve, në shoqërinë e njerëzve të tyre më të dashur.
Në Tiranë fishekzjarret ndriçuan qiellin, teksa qindra qytetarë thanë ‘Gëzuar 2024’ nga Sheshi Skënderbej.
Më herët gjatë ditës, liderët politikë shqiptarë uruan Vitin e Ri me mesazhe në rrjete sociale, ku dëshiruan për qytetarët një vit të suksesshëm dhe më të mirë se atë që lamë pas.
Ky ishte një vit jo shumë i mirë për shumë prej nesh. Shqiptarët vijojnë të emigrojnë duke bërë që të jenë ende në kërkim të një jetë më të mirë. Politka nga ana e saj vijoi me avazin e vjetër. Ashtu sikundër 30 vite, edhe sivjet në Kuvend pati tensione, përplasje dhe akuza. Sa i takon politikës, kulmi arriti me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është vendosur në “arrest shtëpie”.
Qeveria nga ana e saj ka vijur me retorikën e vjetër. Kryeministri premton rritje pagash dhe pensionesh, por shqiptartë vijojnë të luftojnë për mbijetesë. Çmimet e shportës së ushqimeve vijojnë të rriten, teksa sivjet u pa dhe një renie drastike e euros.
Por asgjë nga këto nuk e ndali gëzimin në familjen e çdo shqiptari. Ndonëse një Gjel Deti kapi shifra të frikshme, të gjithë festuan me të afërmit e tyre me shpresën se viit 2024 do të jetë një vit më i begatë dhe një vit i mbarë për të gjithë.
“Pamfleti” ju uron të gjithëve gëzuar dhe qoftë një vit i sukseseve të mëdha për secilin prej jush.
Lini një Përgjigje