TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Nëntor 2023, 08:55

Shqipëria dhe Italia tjetër marrëveshje pas emigrantëve, sjell në vendin tonë edhe 1950 të burgosur

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria dhe Italia tjetër marrëveshje pas emigrantëve,
Ministri Carlo Nordio dhe homologu i tij shqiptar Ulsi Manja në Romë

Në Shqipëri nuk do të vijnë vetëm emigrantët afrikanë nga Italia, por edhe shqiptarët e dënuar përtej Adriatikut për të vuajtur dënimin në atdhe.

Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio dhe homologu i tij shqiptar Ulsi Manja në Romë, në selinë e ministrisë në Arenula, arritën marrëveshjen që do të lejojë transferimin e 1950 të burgosurve shqiptarë në burgjet e vendit të tyre të origjinës, shkruajnë media italiane.

“Një marrëveshje” nënvizoi Andrea Ostellari, nënsekretar i Drejtësisë – që do të na lejojë të ulim kostot e mirëmbajtjes dhe të luftojmë mbipopullimin.

Tani – shtoi Osatellari – “mund të fillojë diskutimi me teknikët për të identifikuar zgjidhjet operacionale, të afta për të garantuar që çdo i dënuar të kryejë plotësisht dënimin e tij, pa zbritje, sipas garancive të nevojshme.” tha ai.

Sipas nënsekretarit të Drejtësisë ‘tani mund të fillojë diskutimi me teknikët për të identifikuar zgjidhjet operacionale, të afta për të garantuar që çdo i dënuar të përfundojë dënimin e tij të plotë, pa zbritje, sipas garancive të nevojshme’.

Vetëm në burgun e Lombardisë janë 350, në Veneto 150, ndërsa në Breshia janë 17 të burgosur.

Marrëveshja politike mes Shqipërisë dhe Italisë për transferimin e të burgosurve shqiptar është nënshkruar ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit italian Giuseppe Conte në 2019.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshje, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëton në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.

Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm.

Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e emigrantëve.

Komisionarja e lartë për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq, ka deklaruar se marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët rrit shqetësimet për të drejtat e njeriut dhe shton shqetësimet për trendin evropian që përgjegjësitë për azilkërkuesit të dalin jashtë kornizës evropiane.

Po ashtu, marrëveshja është kritikuar nga organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, që e ka quajtur atë si “të jashtëligjshme dhe të pazbatueshme”.

ulsi manja shqipëria dhe italia marrëveshje pas emigrantëve

Lini një Përgjigje