TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2023, 22:03

Masa ndaj Beqajt, Shabani: SPAK t’i sekuestrojë pasurinë, janë vjedhur miliona euro

Shkruar nga Pamfleti

Masa ndaj Beqajt, Shabani: SPAK t’i sekuestrojë pasurinë,

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka komentuar masën e SPAK ndaj Ilir Beqajt, për aferën e sterilizimit. Ishte ai që bëri padinë në SPAK dhe në një studio televizive, Shabani tha se korrupsioni i bërë në çështjen e sterilizimit është bërë me urdhër nga lartë-poshtë dhe jo anasjelltas. Ai theksoi se ministri Beqaj nuk mund të amnistohet dhe të lihet jashtë përgjegjësive penale.

Sipas tij që drejtësia të vihet në vend duhet të sekuestrohen paratë ose pasuria e vënë nga zyrtarët përmes këtij koncesioni abuzues.

Unë mendoj që kjo është një skemë që nuk është bërë kurrsesi nga poshtë lartë, është bërë nga lart poshtë. Duke menduar që është bërë nga lart poshtë, përgjegjësia vjen gjithashtu nga lart poshtë. Deri sot të gjithë të tjerët ishin me masa sigurie dhe vetëm ministri nuk isjte me masë, por siç e tha dhe zonja Imeraj hetimi po vazhdon dhe nuk është mbyllur dhe akuzat mund të shtohen.

Për mua si qytetar nuk ka rëndësi sa kohë burg bëjnë këta. Për mua si qytetar ka rëndësi që paratë që janë vjedhur të kthehen mbrapsht. Të ndërpritet vjedhja që i bëhet qytetarëve dhe të konfiskohet pasuria. Me ato para mund të jenë bërë vila, mund të jenë fshehur te tubi i sobës dhe këtu bëhet drejtësia”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje