TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2025, 21:23

“Shpërthimi” i Beqajt në GJKKO, Ola Xama: Mesazhi i fshehtë i ish-ministrit; gazetari: Ja problem që ka SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“Shpërthimi” i Beqajt në GJKKO, Ola Xama: Mesazhi i

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, pati një reagim të fortë në sallën e gjyqit duke u shprehur se lidhur me dosjen e sterilizimit po tentohet të njolloset figura e tij, familjes, qeverisë së Ramës dhe të PS-së.

Duke komentuar reagimin e ish-ministrit, gazetarja Ola Xama deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se ky është një mesazh i fshehtë i Beqajt.

Ndërsa gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi se te kontratat koncesionare që heton SPAK mungon akuza e korrupsionit.

Ola Xama: Zoti Beqja ka të drejtë te pyetja e madhe që mund t’i bëhet prokurorit a gjykatësit të Posaçëm; A është vetëm Beqja, biznesmeni Rrapaj apo ish-zv/ministri Rrjepaj, apo të tjerë se aty ka patur autoritet kontraktor, titullar të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë, ministra të tjerë. Kemi një kontratë që vijon të marrë fonde nga buxheti i shtetit, 19 milionë euro do të marrë për vitin 2025 dhe është një kontratë e bekuar dhe e mbrojtur edhe nga kryeministri Edi Rama. Ndaj mu duk një mesazh i fshehtë ai që tha Beqja për gjykatën që ju nuk mund të njollosni as emrin tim dhe as të PS-së, pra nëse njollosem unë për sterilizimin njolloset edhe PS-ja.

Xhevahir Zhabina: E di çfarë shoh te hetimi i këtyre kontratave koncesionare si inceneratorrët, apo sterilizimi? E para është ajo e zbatimit të kontratave. Tjetra është që ajo që mungon në këtë akuzë është korrupsioni në këtë kontratë koncesionare dhe ky është problemi që ka hetimi i Prokurorisë së Posaçme.

 

Lini një Përgjigje