TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Nëntor 2024, 14:44

Shkatërrimi i grupit kriminal që sillte kokainë nga Amerika Latine, si SPAK zbuloi gjurmët e laboratorit në Fushë Krujë 

Shkruar nga Pamfleti

Shkatërrimi i grupit kriminal që sillte kokainë nga Amerika

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dosja e trafikantëve të kokainës ka patur si indicie një tjetër procedim penal të ngjashëm.

Bëhet fjalë për laboratorin e drogës në Frakull të Fierit, ku pranë banesës së Viktor Çervanakut, një ish-funksionari vendor socialist, u zbuluan 485 kg kokainë e fshehur në plehra kimik.

SPAK ra në gjurmët e një tjetër rrjeti kriminal të strukturuar, duke ndarë fraksionin më vete, ku gjatë hetimeve janë ndjekur metoda proaktive hetimi. SPAK pretendon se disponon përgjime telefonike, ambientale dhe vëzhgime e filmike rreth aktivitetit kriminal.

 

Lini një Përgjigje