Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për aferën Partizani, teksa një grusht militantësh janë mbledhur para prokurorisë.
Po sot, në orën 11:30, do të zhvillohet edhe seanca paraprake në GJKKO për kalimin ose jo të dosjes pas zvarritjeve të shumta. Gjyqtarja Flojera Davidhi pritet të vendosë nëse do ta kalojë apo jo për gjykim dosjen për Sali Berishën, Jamarbër Malltezin, Fatmir Bektashin, Xhimi Begejan e Andia Pustinën.
Herën e kaluar kur u paraqit në SPAK, Berisha vijoi me sulmet ndaj institucionit të drejtësisë dhe ndaj gjyqtares e hetimit paraprak Irena Gjoka, duke publikuar një dokument, përmes të cilit pretendonte se ajo ishte dënuar në vitin 2005 në Greqi për falsifikim dokumentesh udhëtimi.
Lini një Përgjigje