
Pas përfundimit të numërimit të votës së diasporës, Partia Socialiste siguroi 122,070 vota, që përbëjnë 61.13% të totalit..
Në vend të dytë renditet koalicioni PD-ASHM (Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore) me 47,018 vota ose 23.55%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 14,786 vota (7.40%), ndërsa partitë e tjera kanë shifra simbolike që nuk kalojnë as pragun përfaqësues.
Partia Mundësia (2.97%), Lëvizja Bashkë (2.18%) dhe Partia Socialdemokrate (1.16%). Gjithsej janë numëruar 201922 zarfe të ardhura nga Diaspora.

Lini një Përgjigje