
Analisti Ergis Sefa tha se fitorja e PS në zgjedhjet e 11 majit ishte e pritshme, pavarësisht se nuk pritej të ishte në këto përmasa.
Ai u shpreh se PS ka ditur të luajmë me sistemin dhe të maksimizonte votën. Eksperti shtoi se një tjetër arsye e fitores së socialistëve ishte edhe copëzimi i opozitës.
“Fitorja në tërësi e PS, pritej por nuk ma merr mendja që pritej në këto përmasa. Ne kemi bërë një studim të programeve elektorale. Që aty shikohej se kemi një përgatitje të mirë edhe të partive të vogla. Që aty shikonim ku fokusoheshin partitë, Partia Socialiste ishte kirurgjikale në mënyrën se si donte të merrte vota në zona të caktuara që mund të shtonin mandatet në favor të saj. Ka ditur të luajë në ato zona që maksimizonin vota”, tha Sefa për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje