TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Mars 2024, 11:16

"Rusët fotografuan bazën e NATO-s në Kuçovë", Karamuço: Pse rreziku është më i madh! 

Shkruar nga Pamfleti

"Rusët fotografuan bazën e NATO-s në

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço teksa ka folur për bazën e NATO-s në Kuçovë, solli në vëmendje edhe rusët që fotografuan bazat ushtarake në Shqipëri, ndër to edhe baza në Kuçovë.

Eksperti i Kriminalistikës shtoi se baza ka një vlerë të jashtëzakonshme, por gjithashtu rreziku është edhe më i madh.

Kur erdhën tre rusët, shkuan tek këto dhe i fotografuan. Ata erdhën në terren për t’i parë dhe kishin marrë kimistin me vete. Ata kanë qenë spiun sepse në aparatet e tyre kanë fotografuar gjithë strukturat dhe digat, repartin me dron. Pra fotografuan strukturat kritike të shtetit shqiptar. Por ato kanë fotografi të Kuçovës, këto gjëra të mos i marrim me relativitet pasi janë shumë të rëndësishme dhe vigjilenca është edhe më e madhe. Në perimetrin e sigurisë tani kontrollohen të gjitha, kush hyn dhe kush del. Baza ka një vlerë të jashtëzakonshme, por që edhe rreziku është më i madh”, tha ai.

Ndër të tjera theksoi se vendi ynë për herë të parë do kemi pilotët tanë F-16, F-18.

Lini një Përgjigje