TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Tetor 2025, 12:37

Rrezik për sigurinë publike, qeveria ndalon përdorimin në rrugë të monopatinave elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Rrezik për sigurinë publike, qeveria ndalon përdorimin në

Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat.

Nga dita e hënë, në të gjitha rrugët e Shqipërisë do të ndalohet përkohësisht qarkullimi i të gjitha monopatinave elektrike.

Vendimi është marrë nga ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në bashkëpunim edhe me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Kanë qenë pikërisht Koçiu dhe Proda të cilët njoftuan këtë masë ndalimi duke filluar prej ditës së nesërme (13 tetor).

Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. Ministrja Koçiu theksoi se arsyeja e ndalimit është për shkak se cënojnë sigurinë publike.

“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si mënyrën biznesi për dhënien me qira ditore, duhet ta kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojnë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do qartësojmë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kritere për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kasa, ndriçimi apo shpejtësia e lejuar. Megjithatë, deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator, interesi publik diktor ndërhyrje të menjëhershme”, tha ministrja Koçiu.

Policia e Shtetit nga dita e hënë do të bllokojë çdo monopatinë, ndërsa Ilir Proda bëri të ditur se vetëm gjatë vitit 2024, janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga monopatinat.

"Që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve dhe prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këtë proces. Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin që përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike. Mjafton të përmendim faktin që vetëm për vitin 2024 janë 991 raste të raportuar nga Urgjenca për aksidentet me këto mjete. Midis këtyre rasteve ka patur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda”, tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ndalimi i tyre është bërë përkohësisht deri në hartimin e plotë të një plani, siç tha ministrja Koçiu. Deri atëherë, rregulla të reja strikte do të bëhen gati, nga lëvizja, te mosha e deri te shpejtësia.

Shqipëria nuk është i vetmi vend i përballur me këtë situatë. Franca, Italia, Gjermania, Maqedonia e Veriut e shumë vende të tjera kanë marrë masa drastike me bllokim të përhershëm apo të pjesshëm.

7 Komente

  1. A
    Astrit

    perfundimisht dicka inteligjente. komplimente!!

    1. s
      sam

      Bravo. Por nuk mund ti ndalosh pergjithnje. Mendimi im eshte me limit moshe. Mbi 25 vjec.

      1. b
        bledi

        Ne vend te gjejne nje zgjidhje per trafiku e renduar, heqin dhe patinat.

        1. S
          Selimi nga Durresi.

          Paraqesin rrezikshmeri te larte per perdorusin dhe shoqerine. Policia e shtetit ne rruget kryesore te mos i lejoi te qarkullojne... ..

          1. Q
            Qr

            Bravo! Ne javen qe eshte vrare nje gjyqtar ne sallen e gjyqit, Albana merr masa dhe….ndalon monopatinet.

            1. e
              ela

              Pse duhej bere recitim ne TV nje vendim i tille?! A thua se u gjeten vrasesit e dobracit, apo u parandalua vrasja e nje gjyqtari apo prokurori! Vazhdon show, tipike e kesaj qeverisjeje ne 12 vjet.

              1. T
                Tani

                Levizje e zgjuar

                Lini një Përgjigje